“VV-ja duket sikur qëllimisht punojnë për ta zhbërë shtetin e Kosovës. Kjo tregon qartë që kjo parti, këta njerëz, janë demagogë, janë gënjeshtarë”, thotë Rama për VOX-in.
Lajme


Heqja e masave dhe statusi i vendit kandidat, tema diskutimi mes Osmanit dhe Radevit.

Në Prizren, Junik e Fushë Kosovë bashkë – përballen në Gjakovë e Rahovec.

Dikur pjesë e rëndësishme e PDK-së, Fatmir Limaj në zgjedhjet e vitit 2021 mbeti jashtë Kuvendit, por arriti të bëhej pjesë e Parlamentit në zgjedhjet e fundit përmes derës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

AAK do ta mbështesë VV-në në Prizren kundër PDK-së, ndërsa VV do ta mbështesë AAK-në në Junik kundër LDK-së.

Në Mitrovicë të Veriut janë gjendur mbetje mortore, të cilat mund të jenë të viktimave të luftës.

Kurti ka udhëtuar për në Francë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Paqes në Paris.

Gjykata Supreme ka shfuqizuar nenin e Udhëzimit Administrativ, që kufizonte të drejtën e veteranëve të UÇK-së për kompensim financiar.

VV-ja i ka propozuar zyrtarisht marrëveshje AAK-së në Pejë, duke ia ofruar Kryesuesin e Kuvendit Komunal dhe gjashtë Drejtori.

Ambasadorja gjermane në Serbi është njoftuar me diskriminimin sistematik që shteti serb është duke ua bërë shqiptarëve në Luginë të Preshevës.

Mbi 2 mijë raste të dhunës në familje vetëm në nëntë muajt e parë të vitit 2025.

Sipas Ramës, "emri i Hashim Thaçit do të mbetet përgjithnjë si emri i njeriut që u bë njësh me fatin, lirinë dhe pavarësinë e Kosovës".

Liburn Aliu është prezantuar si Drejtor i Portit të Durrësit.

Ambasadat e vendeve perëndimore nuk e kanë bërë asnjë reagim në lidhje me moskrijimin e Qeverisë.

“Unë besoj që po. Siç e kam thënë prej ditës kur e kam nominuar – dhe tash bëhet më shumë se një vit nga ajo kohë – ai (Bedri Hamza) është personi më i duhur për fazën që po na pret”, ka deklaruar Memli Krasniqi.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se "zgjedhjet janë zgjidhja". Madje paralajmëroi se ato mund të mbahen dy herë brenda pak muajsh.

Abdixhiku nuk ka treguar nëse është folur për zgjedhjet e reja parlamentare apo për balotazhin e 9 nëntorit në takimin që ka zhvilluar me Limajn.

Durmishi ka nënshkruar një vendim për mbrojtje paraprake të Malit Mokna dhe Liqenit të Ujmanit.

Sa ishte në opozitë Albin Kurti i kritikonte Qeveritë e atëhershme për numër të madh të ministrive.

Mediat në Shqipëri kanë raportuar se Liburn Aliu është emëruar Drejtor i Portit të Durrësit.

KQZ ka njoftuar se ka filluar procesi i votimit nga diaspora për balotazhin e 9 nëntorit.



