Festa e natës më të frikshme të vitit po afrohet, dhe GiFi është gati ta shndërrojë në një përvojë magjike për të gjithë fëmijët.
Në ambientet e dyqaneve të GiFi do të mbretërojë një atmosferë festive, plot ngjyra, muzikë dhe argëtim — një ditë e veçantë për klientët tanë të vegjël dhe familjet e tyre.
Fëmijët ftohen të marrin pjesë të veshur me kostume të frikshme e mistike, për të shijuar momente të paharrueshme në frymën e festës së Shtrigave.
Gjatë eventit, të vegjlit do të kenë mundësi të përjetojnë shumë aktivitete kreative dhe plot fantazi, si: Gara për kostumin më të frikshëm; Muzikë për fëmijë dhe atmosferë festive; Maskota dhe Palaço që do t’i argëtojnë të gjithë; Ngjyrosje kreative dhe Facepainting falas për të gjithë pjesëmarrësit.
Aktivitetet do të mbahen sipas orarit: Prishtina Mall – 18:30 – 20:30; Fushë Kosovë – 16:00 – 18:00; Galeria Mall, Prizren – 15:00 – 17:00.
Por festa nuk ndalet këtu.
Prindërit dhe vizitorët mund të shfrytëzojnë mundësinë për të bërë blerje me ofertat e shumta të GiFi, me artikuj të rinj sezonalë, dekorime për Halloween dhe aksesorë për shtëpi që sjellin ide gjeniale për çdo ambient.
Ejani të festojmë së bashku në një ditë plot gëzim, kreativitet dhe befasi!









