Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me homologun e saj bullgar Rumen Radev, me të cilin ka diskutuar për çështjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës dhe avancimin e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE.
“Në takimin tonë në Riad, në qendër të bisedës ishin largimi i masave të padrejta ndaj Kosovës dhe avancimi i aplikacionit për statusin e vendit kandidat në Bashkimin Evropian, si pjesë e përpjekjeve tona të përbashkëta për të forcuar stabilitetin rajonal”, shkroi Osmani në Facebook.
BE-ja kishte vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës në qershor të vitit 2023, për shkak të veprimeve që Qeveria e Kosovës, nën drejtimin e Albin Kurtit, i kishte ndërmarrë në Veri të vendit.









