Sa ishte në opozitë, Albin Kurti i kritikonte qeveritë e atëhershme për numrin e madh të ministrive dhe premtonte se gjatë qeverisjes së tij nuk do të kishte më shumë se 15 ministri.

“Nga 21 ministri sa kishim në qeverisjen paraprake, tash do t’i kemi vetëm 15”, deklaronte Kurti gjatë vitit 2020.

Por, në prezantimin e kabinetit qeveritar që e bëri të dielën, më 26 tetor, Kurti tashmë si kryeministër në detyrë, paraqiti 19 ministri me 19 ministra, pra një rritje prej katër ministrish krahasuar me qeverinë në detyrë, e cila aktualisht ka 15 ministri.