Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku është takuar të hënën me Kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Abdixhiku e ka përshkruar si “takim të shkëlqyeshëm me një mik të shkëlqyeshëm”, duke mos dhënë detaje për çështjet që janë diskutuar.

I pyetur nga gazetari nëse në këtë takim kanë biseduar lidhur me zgjedhjet e reja parlamentare apo për balotazhin e 9 shkurtit, Abdixhiku nuk ka pranuar të përgjigjet, duke thënë “me pas dashtë ju me ditë, ju kishim thirrë në takim”.