Vetëm gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti janë raportuar 2 mijë e 169 raste të dhunës në familje, ndërsa 2 mijë e 163 persona janë evidentuar si viktima.

Këto të dhëna i ka bërë të ditura Policia e Kosovës, në një përgjigje për VOX Kosova.

Në vitin 2024, ata thanë se kanë ndodhur 2 mijë e 959 raste të dhunës në familje.

E në vitin 2023 janë raportuar 2 mijë e 638 raste.

Sa i përket numrit të viktimave, në vitin 2023 janë evidentuar 2 mijë e 717 viktima e në vitin 2024 numri ka arritur në 2 mijë e 985.