Lista Serbe u rikthye në pushtet në komunat veriore. Fitoi edhe pesë të tjera pa balotazh, e në një do të shkojë në raund të dytë.
Lajme


Një person dyshohet se ka pranuar ryshfet për të votuar në Istog.

Aliu e ka uruar Lladrovcin për fitoren në Drenas, derisa e ka quajtur edhe “aset” të PDK-së, përkundër se ai fitoi pikërisht kundër kësaj partie.

Hetemi i VV-së është i fundit aktualisht në Leposaviq, ka grumbulluar vetëm 34 vota.

Arian Tahiri ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës për mbështetjen në zgjedhjet e së dielës.

OVL-UÇK fton qytetarët të bashkohen në protestën kundër Gjykatës Speciale në Tiranë.

"Shumë shpejt, qysh këtë javë, do të fillojmë komunikimin dhe bisedat edhe për Qeverinë qendrore,” ka deklaruar Kurti.

Kurti ka kërkuar hetim për Exit Pollet në Mitrovicë.

Sipas rezultateve paraprake, me rreth 94% të vendvotimeve të numëruara, PDK ka marrë 21 mijë e 116 vota, duke u renditur e dyta, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 20 mijë e 169 vota.

Në më së shumti komuna në balotazh shkon Vetëvendosje - në 12 prej tyre.

Rama i LDK-së ka dalur i pari në zgjedhjet e së dielës. Në balotazh ai do të përballet me Çekun e VV-së.

Aliu i VV-së ka fituar pa balotazh në Shtime.

Muhaxheri dhe Kelemndi do të përballen në balotazh.

Rahimaj i VV-së ka fituar pa balotazh në balotazh.

Imri Ahmeti do të jetë prapë kryetar i Lipjanit.

Në Podujevë, Shpejtim Bulliqi fitoi mbi 53 për qind të votave.

Partitë shqiptare humbën në Graçanicë përballë Listës Serbe.

Lladrovci fiton pa balotazh në Drenas.

Arian Tahiri i PDK-së i pari në Mitrovicë, në balotazh përballet me Pecin.

S'ka balotazh as në Han të Elezit pasi atje ishin veç dy kandidatë.

Alban Hyseni
Mos i humbisni





