49,79 për qind apo 21,463 vota i ka marrë kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Gjilanit, Alban Hyseni në zgjedhjet komunale.
Këto rezultate janë nxjerrë nga faqja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Ndërkaq i dyti është renditur Arbër Ismajli nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 34,24 për qind apo 14,761 vota.
I treti është renditur Riad Rashiti nga Partia Demokratike e Kosovës me 12,23 për qind apo 5,273 vota.
Në raundin e dytë sipas rezultateve të deritashme, pritet të shkojnë Hyseni me Ismajlin.