Me 100 për qind të votave të numëruara, Ramiz Lladrovci ka fituar pa balotazh në Komunën e Drenasit. Ai ka marrë 13 mijë e 140 vota apo 52.31 për qind.

I dyti është renditur Petrit Hajdari i PDK-së, me 9 mijë e 373 vota apo 37.31 për qind. E treta është Egzona Tërdevci e VV-së, me 1 mijë e 8 vota apo 4.01 për qind.

Këto janë rezultatet nga qendrat e votimit të rregullt, nuk janë të përfshira ato me kusht, të personave me aftësi të kufizuara dhe ato postë.