Imri Ahmeti do të jetë prapë kryetar i Lipjanit. Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka fituar pa balotazh në zgjedhjet lokale që u mbajtën të dielën e 12 tetorit teksa janë numëruar 97,73 për qind të votave.

Me 51,30 për qind apo 14,677 vota, Ahmeti e ka siguruar mandatin e katërt si kryetar i Lipjanit duke e lënë pas Shukri Bujën e Partisë Demokratike të Kosovës i cili mori 30,36 për qind apo 8,685 vota.

I treti është renditur Ilir Qeriqi nga Lëvizja Vetëvendosje me 16,31 për qind apo 4,666 vota.