Më 100 për qind të votave të numëruara, Kadri Rahimaj i VV-së ka fituar pa balotazh në Kamenicë. Ai ka marrë 7 mijë e 389 vota apo 50.56 për qind.
I dyti është renditur Qendron Kastrati i PSD-së me 27.98 për qind apo 4 mijë e 89 vota. I treti është Shaip Surdulli i LDK-së me 1 mijë e 320 vota apo 9.03 për qind, ndërsa Faton Jakupi i AAK-së ka grumbulluar 1 mijë e 132 vota apo 7.75 për qind.
E fundit është renditur Jona Arifi e PDK-së me 685 vota, apo 4.69 për qind.
Me këtë fitore, Rahimaj siguron mandatin e dytë radhazi në krye të Kamenicës.









