Qemajl Aliu i VV-së ka fituar pa balotazh Shtimen me 100 për qind të votave të numëruara. Ai ka marrë 50.47 për qind, apo 6 mijë e 934 vota.
I dyti është Përparim Musa i PDK-së me 37.13 për qind, apo 5 mijë e 101 vota.
I treti është Kastriot Shabani i LDK-së me 11.78 për qind, 1 mijë e 619 vota.
I fundit është renditur Ramë Bislimi i AAK-së me 0.85 për qind, apo 85 vota.
Me këtë fitore, Aliu siguron fitoren e dytë radhazi në krye të Shtimes.









