Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në komunën e Dragashit ka përfunduar numërimi i votave, derisa i pari është renditur kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bexhet Xheladini i cili ka marrë 43,98 për qind të votave apo 5,435 vota.
I dyti është renditur Shaban Shabani nga Partia Demokratike e Kosovës me 28,38 për qind të votave apo 3,507 vota. Ndërkaq i treti ka dalë Filiz Mustafa nga Lëvizja Vetëvendosje me 16,82 për qind apo 2,079 vota.









