Partia Demokratike e Kosovës ka arritur të dalë e dyta në Prishtinë sa i përket votave për Asamblenë Komunale.

Sipas rezultateve paraprake, me rreth 94% të vendvotimeve të numëruara, PDK ka marrë 21 mijë e 116 vota, duke u renditur e dyta, e pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 20 mijë e 169 vota.

Në vend të parë është Lidhja Demokratike e Kosovës me 27 mijë e 102 vota.

Në zgjedhjet e kaluara, PDK kishte qenë e treta në Asamble.

Sa i përket garës për kryetar të Komunës së Prishtinës, në balotazh do të përballen Përparim Rama nga LDK dhe Hajrulla Çeku nga Vetëvendosje.

Rama ka marrë 34 mijë e 752 vota, Çeku 34 mijë e 22 vota, ndërsa Uran Ismaili nga PDK është renditur i treti me 28 mijë e 588 vota.