Një person është arrestuar të dielën në Istog, dyshohet se ka pranuar para që të votojë një person të caktuar gjatë zgjedhjeve të 12 tetorit.

Policia e Kosovës e ka cilësuar këtë rast si dhënie ose marrje e ryshfetit lidhur me votim.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që dyshohet se ka marr 10 euro që të voton personin e caktuar”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari potencohet se është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.