Me 97,76 për qind të votave të numëruara në Prishtinë, Përparim Rama i LDK-së është i pari, i ndjekur nga Hajrulla Çeku i VV-së. Sipas këtyre rezultateve, në kryeqytet do të ketë balotazh mes Ramës dhe Çekut.
Sipas rezultateve të publikuara nga KQZ, Rama ka marrë 33,75 për qind apo 34 mijë e 315 vota, ndërsa Çeku 33,03 për qind apo 33 mijë e 575 vota.
I treti është renditur Uran Ismaili i PDK-së me 27,80 për qind apo 28 mijë e 265 vota. Pas tij është Bekë Berisha i AAK-së, i cili ka grumbulluar 3,11 për qind apo 3 mijë e 166 vota, ndërsa Besa Shahini e PSD-së ka marrë 1,56 për qind, apo 1 mijë e 585 vota.









