Parlamenti Studentor ka bërë thirrje për pjesëmarrje në marshin e së hënës në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së.
Lajme


Shqiptarët sërish do të bashkohen në Prishtinë, nga ora 21:00, në mbështetje të çlirimtarëve e kundër vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale.

Edhe Arbëreshët e Kalabrisë kanë kërkuar Liri për Çlirimtarët.

“Do të bashkëpunojmë me aleatët tanë ndërkombëtarë, do të angazhohemi pandërprerë në mbrojtjen e luftës sonë çlirimtare përballë propagandave të Serbisë”, ka shkruar Kurti.

Protestat po vazhdojnë natë pas nate, me qytetarë të moshave të ndryshme që po dalin në rrugë për të shprehur qëndrimin e tyre pas vendimit të Hagës ku kreret e UÇK-së u denuar me 81 vite burgim.

Jo vetëm në Prishtinë e Tiranë. Vikendi i ka nxjerrë në rrugë shqiptarët në mërgatë, në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara në Hagë. Nga Stuttgarti e Mynihu, në Cyrih, Vjenë e Koln, shqiptarët janë mbledhur me flamuj të Kosovës, Shqipërisë e UÇK-së, duke kundërshtuar vendimin e gjykatës […]

“Ramush Haradinaj nuk është hero, por kriminel i zakonshëm e primitiv. Haraçxhi. Punon me dhunë dhe presion”, deklarimet monstruoze të Donika Gërvallës për Ramush Haradinajn në mediumin gjerman, veç 6 ditë pasi Haradinaj ishte vetë-dorëzuar në Tribunalin e Hagës.

Disa nga parullat që i kanë shpalosur në protestë kanë qenë: “Jo në emrin tim”, “S’ka paqe pa drejtësi”, “Kur preket UÇK-ja ngritemi të gjithë”, “Liri për çlirimtarët”.

Konfirmohet identiteti i tri viktimave nga varrezat në Zubin-Potok, i përkasin “Grupit të Intelektualëve”

Dokumentet thoshin se nuk kishte prova se UÇK-ja ishte një organizatë e strukturuar dhe se, si e tillë, ajo kryente sulme të organizuara ndaj civilëve.

Misetiç theksoi se as Prokuroria nuk kishte shkuar deri në këtë pikë.

Ata kanë sugjeruar personelin e Ambasadës në Prishtinë që t’i shmangin këto demonstrata, pasi sipas tyre “mund të fillojnë në mënyrë paqësore, por mund të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim”.

Hill tha se Thaçi “ishte një personalitet dhe tepër i pjekur për moshën që kishte”.

Ali Ahmeti kërkon referendum në Kosovë për vendimin e Gjykatës Speciale, meqenëse ajo i dënoi krerët e UÇK-së në emër të popullit.

Ndonëse takimi po mbahej vetëm një muaj pasi ishin arrestuar krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, kryeprokurori famëkeq, Jack Smith, ishte lëshuar në konstatime të rënda e të pabesueshme, se të njëjtit “do të dënoheshin me burg të përjetshëm”.

Kryeministri, Albin Kurti largohet nga Kosova në kulmin e zhvillimeve.

“Pretendimi se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova tronditshëm të dobëta", tha Misetiç.

Misetiç thotë se nuk i takon Kos-it të paragjykojë këtë çështje, duke ia rikujtuar asaj raportin e avokatëve britanikë i cili kishte nxjerrë përfundime për shkelje të rënda ndaj të akuzuarve në rastin e krerëve të UÇK-së.

“Në emrin tim dhe në emrin e të gjitha shoqatave të dala nga lufta kërkojmë edhe njëherë Albin Kurtit për ta heqë Donika Gërvallen nga institucionet e vendit, një njeri që shpif, që çon dokumente falso në Gjykatën Speciale. Nuk na duhet të jetë Ministre e Drejtësisë. Kërkojmë që të jap dorëheqje menjëherë”, tha Gucati.

Një numër i madh i qytetarëve është mbledhur para objektit të Qeverisë, aty ku po protestohet kundër vendimit të Gjykatës Speciale, e cila dënoi me 81 vjet burg krerët e UÇK-së.

Me fillim nga ora 12:00, këtë të premte po mbahet protestë kundër verdiktit të Gjykatës Speciale e cila dënoi me 81 vjet burg në total Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Mos i humbisni



