Mijëra shqiptarë kanë protestuar të shtunën në Cyrih të Zvicrës për të kundërshtuar dënimin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nga Gjykata Speciale.

Disa nga parullat që i kanë shpalosur në protestë kanë qenë: “Jo në emrin tim”, “S’ka paqe pa drejtësi”, “Kur preket UÇK-ja ngritemi të gjithë”, “Liri për çlirimtarët”.

Protesta në Cyrih është në vazhdën e atyre që filluan në Prishtinë që disa ditë, që nga e mërkura.

Në një vendim skandaloz, Gjykata Speciale ka dënuar më 16 shtator me rreth 1 shekull burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë dënuar me 81 vjet burgim gjithsej.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.

Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.

Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.