Shqiptarët përsëri do të protestojnë të dielën në Prishtinë kundër vendimit skandaloz të Gjykatës Speciale.

Platforma Liria ka Emër ka njoftuar se qytetarët do të mblidhen për të pestën natë me radhë, në ora 21:00, në sheshin “Skënderbeu”.

Që nga e mërkura, mijëra qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare, nën tingujt e këngëve patriotike, me flamuj kombëtarë e të UÇK-së, kanë bërë thirrje për Drejtësi për Çlirimtarët.

Në një vendim skandaloz, Gjykata Speciale ka dënuar me rreth 1 shekull burgim ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ata janë dënuar me 81 vjet burgim gjithsej.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me 25 vjet burgim.

Trupi Gjykues në Gjykatën Speciale e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, me 25 vjet burgim.

Specialja e ka dënuar ish-Kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, me 18 vjet burgim.

Gjykata Speciale e ka dënuar ish-deputetin e Kuvendit të Kosovës, Rexhep Selimi, me 13 vjet burgim.