Për të katërtën natë radhazi, qytetarët e Prishtinës janë mbledhur në shesh në shenjë proteste ndaj vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë për ish-krerët e UÇK-së.
Që nga shpallja e aktgjykimit, më 16 shtator, sheshi “Skënderbeu” është mbushur çdo natë me qytetarë që kundërshtojnë vendimin dhe shprehin mbështetje për ish-krerët e UÇK-së.
Edhe sonte, mijëra qytetarë janë parë në shesh, ndërsa flamujt kuqezi dhe ata me simbole të UÇK-së kanë dominuar në mesin e protestuesve.
Protestat po vazhdojnë natë pas nate, me qytetarë të moshave të ndryshme që po dalin në rrugë për të shprehur qëndrimin e tyre pas vendimit të Hagës ku kreret e UÇK-së u denuar me 81 vite burgim.
Ky mobilizim pritet të zgjerohet gjatë ditëve të ardhshme në disa fronte. Studentët kanë paralajmëruar një marshim masiv për të hënën në mesditë, në kuadër të “Tetorit të Studentëve”.
Ndërkohë, mërgata shqiptare po zhvillon protesta të njëkohshme në diasporë, përfshirë tubimet e paralajmëruara në Shtutgart të Gjermanisë dhe në qytete të ndryshme të Zvicrës.
Paralelisht, kryesia e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së pritet të mblidhet të hënën për të caktuar protestat e radhës, me synim që reagimi të decentralizohet dhe të shtrihet në të gjitha komunat e Kosovës.









