Disa minuta para protestës në Sheshin “Skenderbeu” kundër verdiktit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së, në objektin e Qeverisë janë parë teksa hyjnë Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe drejtori i AKI-së, Petrit Ajeti.
FOTO

Me fillim nga ora 12:00, këtë të premte po mbahet protestë kundër verdiktit të Gjykatës Speciale e cila dënoi me 81 vjet burg në total Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.
Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të saj të shmangin zonën përreth qendrës ku do të mbahet tubimi.








