Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës u ka bërë thirrje shtetasve të saj që të shmangin zonën përreth sheshit “Skenderbeu” në Prishtinë, ku këtë të premte (18 shtator) dp të mbahet protest kundër vendimit të Gjykatës Speciale për krerët e UÇK-së. Në një njoftim të ri të lëshuar, Ambasada ka thënë se qytetarët duhet të tregojnë kujdes në gjenden në afërsi të turmës.

“Disa organizata të mëdha kanë njoftuar për protesta të mëdha për të premten, më 18 shtator, në orën 12:00, në Sheshin Skënderbeu. Këto protesta mund të shkaktojnë turma të mëdha, mbyllje të rrugëve dhe pengesa të mëdha në trafik në zonat përreth. Për shkak të tubimeve të mundshme të mëdha dhe pengesave në trafik, ju lutemi shmangeni Sheshin Skënderbej dhe zonat përreth gjatë kësaj kohe”, thuhet në thirrjen e Ambasadës.

“Tregoni kujdes nëse papritur gjendeni në afërsi të turmave të mëdha ose protestave. Jini të vëmendshëm ndaj rrethinës suaj dhe përcillni mediat lokale për përditësime”, shton.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë, një thirrje të tillë e kishte lëshuar edhe para dhënies së verdiktit ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

Në Prishtinë, këtë të premte (18 shtator), dy ditë pas verdiktit në Hagë, do të mbahet protestë në kundërshtim të vendimit.

Tubimi pritet të fillojë në orën 12:00.