Në Sheshin “Skenderbeu” në Prishtinë, për ditë të tretë radhazi, këtë të premte po mbahet protestë kundër vendimit të Gjykatës Speciale.

Një numër i madh i qytetarëve është mbledhur para objektit të Qeverisë.

Aty është vërejtur edhe një prani e shtuar e forcave të Policisë së Kosovës.

Protestës i janë bashkuar akterë të partive opozitare, PDK e AAK.