Luka Misetiç, avokat i ish-Presidentit, Hashim Thaçi, në Hagë, ka thënë se pretendimet e Gjykatës dhe Prokurorisë së Speciales për vrasjen e Behajdin Allaqit, janë të bazuara në prova “tronditshëm të dobëta” të cilat nuk i janë nënshtruar kurrë shqyrtimit publik.
“Pretendimi se Hashim Thaçi ishte i përfshirë në vrasjen e Behajdin Allaqit bazohet në prova tronditshëm të dobëta, prova të cilat gjyqtarët e trupit gjykues kanë urdhëruar që të mos i nënshtrohen kurrë shqyrtimit publik”, ka shkruar në X, Misetiç.
DOKUMENT:

Siç thotë avokati kroat, ky fakt është mohim i të drejtave themelore të njeriut ndaj Thaçit – fakte këto që sipas Misetiç janë nënvizuar edhe në raportin e avokatëve britanikë.
Më 16 shtator, disa orë pas dhënies së verdiktit në të cilin gjykatësi Charles Smith e përmendi Thaçin si të përfshirë në rastin e Allaqit, analisti Dardan Gashi publikoi një dokument në të cilin thuhet se bashkëshortja e Behajdinit, Nazmije Allaqi, më 21 nëntor 2000, raportonte tek autoritetet se burri i saj ishte marrë nga policia serbe në Drenovc dhe se që nga ajo kohë s’kishte dëgjuar më për të.
DOKUMENT:










