Me paraqitjen e gjeneralit ikonik Wesley Clark pritet të përmbyllen dëshmitë. Më pas nis numërimi mbrapsht drejt ditës kur do të shpallet edhe vendimi – për të cilin pritjet janë që të jepet në pranverën e vitit të ardhshëm.
Për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, koha po matet ndryshe. Më 5 nëntor mbushen pesë vjet që kur ata ndodhen prapa grilave, ndërsa procesi gjyqësor ndaj tyre ende nuk ka përfunduar.Gjykimi pritet të hyjë në vitin e gjashtë – një rast pothuajse i pashembullt në historinë e gjykimeve ndërkombëtare për krime lufte, ku periudha nga arrestimi deri te verdikti i shkallës së parë zgjat kaq shumë.
Siç shprehet Richard Grenell, një Gjykatë Amerikane duhet të jetë adresa ku Hashim Thaçi duhet ta ushtrojë padinë ndaj zyrtarëve të Hagës.
Dëshmia e gjeneralit Clark, ashtu sikurse edhe ajo e diplomatit James Rubin dhe të tjerëve të thirrur nga mbrojtja, është autentike dhe një testament i fortë për rreshtimin e botës krah UÇK-së. Janë dëshmi që mbrojnë këtë rreshtim, sepse bota perëndimore nuk do të bëhej kurrë aleat me një “Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale”. As më 1999 dhe as tash.
Wesley Clark është konfrimuar edhe zyrtarisht si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur në paraqitjen e dëshmitarëve të mbrojtjes së Hashim Thaçit në Hagë.