Sipas ish-emisarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun, Richard Grenell, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi “duhet t’i padisë të gjithë në Hagë, sapo të lirohet”. Ai thotë se ajo që po ndodh në Gjykatën Speciale “nuk është drejtësi”, por një “sistem brutal”. Arsye për këtë, sipas Grenell, është koha e tejzgjatur që Thaçi dhe të tjerët u mbajtën në burg pa gjyq.

“Ka shumë arsye pse Evropa po dështon. Por një shembull është numri i madh i politikanëve evropianë që rrinë rehatshëm në heshtje, ndërkohë që Haga mban një Kryetar Shteti në burg për 5 vjet pa gjyq. Dhe pastaj gjyqi zgjat edhe disa vite të tjera”, shkroi Grenell në X.

“Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë në Hagë, në një gjykatë amerikane sapo të dalë – në fund të fundit, janë paratë e taksapaguesve amerikanë”, shtoi ai.

Aktualisht, Richard Grenell është aktiv në politikën e jashtme amerikane dhe njihet si një nga mbështetësit më të zëshëm të dialogut Kosovë–Serbi me ndërmjetësim amerikan.

Ai ka qenë ndër zërat më kritik të Republikanëve amerikanë karshi zhvillimeve në Speciale.