Seancat gjyqësore në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veslit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit që ishin planifikuar për javën e ardhshme në Dhomat e Specializuara të Kosovës, nuk do të zhvillohen pasi është bërë me dije se të njëjtat janë anuluar.
Gjykimi pritet të vazhdojë më 3 nëntor 2025, pasi seancat e datave 27, 28, 29 dhe 30 tetor 2025 tanimë janë anuluar.
Ndërkohë, janë shtuar seanca shtesë për javën e 17 nëntorit e seancat do të vazhdojnë gjer më 11 dhjetor 2025, sipas kalendarit të Gjykatës Speciale.
Javën e kaluar, mbrojtja e ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, njoftoi se nuk do të mbështetet në dëshminë e tre dëshimtarëve të saj në rastin e klientit të tyre që akuzohet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit bashkë me ish bashkëluftëtarët e tjerë; Kadri Veslin, Rexhep Selimin e Jakup Krasniqin.









