Krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Burime të VOX Kosovës brenda Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë bërë të ditur se nga Haga janë dërguar gjithsej shtatë vota.
Këto janë zgjedhjet e katërta që mbahen në Kosovë prej se krerët e UÇK-së ndodhen në proces gjyqësor në Hagë: dy palë parlamentare dhe, me këto të 12 tetorit, dy palë lokale.
Ata e kanë ushtruar të drejtën e votës në secilën prej tyre.









