Ajo i është drejtuar ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli, duke i kujtuar se tash e gati gjashtë vjet është në krye të dikasterit dhe se gjatë kësaj kohe është dashur të ketë rezultate konkrete, në vend që të krahasohet vazhdimisht me qeveritë e kaluara.
Lajme


Halil Thaçi s’ka folur ende për incizimin, por që në mbrojtje atij i kanë dalë akterë të kabinetit të tij.

Nuk kishte kuorum për votimin e kësaj rezolute, për shkak se deputetët e shumicës, pra Lëvizjes Vetëvendosje, nuk morën pjesë në votim.

Në qendër të vëmendjes është dysheku Hybrid Black Limited Edition, i cili këtë Black Friday vjen me çmim vetëm 299 euro. Një edicion special që kombinon rehatinë dhe cilësinë me një çmim jashtëzakonisht të favorshëm.

Presidentja e dekreton Ligjin për Byronë. Ky ligj ishte rrëzuar dy herë nga Gjykata Kushtetuese.

Apeli ka refuzuar ankesat e mbrojtësve të Hajdarit, Lipovicës, Garës dhe Muharremit, duke lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore për refuzimin e kërkesave për kundërshtimin e provave dhe hedhjen e aktakuzës ndaj tyre.

Zemaj ia ktheu ashpër ministrit të Shëndetësisë, duke ia përmendur se, sipas tij, Vitia nuk e ka përfunduar specializimin.

Gjatë interpelancës parlamentare për vdekjen e një pacienteje me kancer dhe mungesën e barnave në Klinikën e Onkologjisë, ministri Arben Vitia ka pranuar se edhe gjatë muajve korrik dhe gusht kishte pasur mungesë të barit Palbociclib.

Duke folur për Qeverinë Kurti, Osmani tha se ajo duhet të përmirësohet dhe të mos kopjojë qeveritë e mëparshme të udhëhequra nga Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa.

Duke argumentuar qëndrimin e saj në Kuvend, ku iu referua qeverisjes së Albin Kurtit me shprehjen “Hajni poshtë, hajni lart”, ajo tha se ky audio-incizim dëshmon pikërisht atë që kishte thënë.

Shpërthimi i armës nuk ka ndodhur vetëm një herë. VOX Kosova ka siguruar edhe pamje të tjera, ku në të njëjtën mënyrë i rrezikohet jeta ushtarit të Kosovës.

“Matrapazët politikë edhe mund ta gjejnë ndonjë ofertë. Por shtëpia nuk zëvendësohet me strehën e kundërshtarit, që të shfrytëzon për interesa të veta”, ka shkruar Hoti.

“Ndërkohë nga stafi i vjetër në KEK ankesa që kam pranuar ditë më parë është: "Nuk kemi punëtorë në prodhim se punëtoret e pranuar nga Vetvendosja nuk punojnë, janë bossa"”, shton.

Mustafa ka përmendur gjithashtu problemet me furnizimin me energji elektrike, çmimin e rrymës dhe importin e energjisë nga Serbia.

Sipas saj, inflacioni prej gati 8 për qind, përballë rritjes ekonomike prej vetëm 3 për qind, nënkupton se qytetarët nuk kanë përfituar rritje reale.

Duke folur për dallimin mes Vetëvendosjes dhe qeverive të mëparshme, Rrustemi ka pretenduar se klientelizmi, keqqeverisja, korrupsioni dhe abuzimet kanë qenë rregull në qeverisjet paraprake.

“Meritokracia veç në fjalime, militantët në punësime!”, ka shkruar ajo.

Takimi ishte caktuar pas kërkesave dhe presionit publik të mjekëve të rinj, të cilët kishin kërkuar takim me ministrin për të diskutuar problemet dhe kërkesat e tyre.

Biseda, rrjedhimisht audio-incizimi është realizuar në një odë në Obiliq, mes datave 12 tetor e 9 nëntor 2025 – periudhë kjo kur Thaçi ishte në fushatë zgjedhore për garën e balotazhit përballë atëherë kryetarit në detyrë, Xhafer Gashit.

Sipas paralajmërimit, tubimet mund të nisin në mënyrë paqësore, por të përshkallëzohen shpejt dhe pa paralajmërim, duke shkaktuar pengesa në trafik, ndërprerje të shërbimeve dhe, në disa raste, mbyllje të rrugëve.

BE e merr “me shqetësim” njoftimin që të premten mund të votohet Ligji për Specialen.
Mos i humbisni




