Një ditë pasi VOX Kosova publikoi incizimet në të cilat dëgjohet Kryetari i Komunës së Obiliqit, Halil Thaçi, teksa tregon se si bashkë me Albin Kurtin kanë kurdisur konkurse pune në kohë zgjedhjes në Korporatës Energjetike të Kosovës, ish-deputeti Thaçi është parë në shoqërinë e imamit të njohur, Behar Mjekiqi. Madje ishte ky i fundit që e ka publikuar fotografinë.

Halil Thaçi s’ka folur ende për incizimin, por që në mbrojtje atij i kanë dalë akterë të kabinetit të tij.

VOX Kosova, mbrëmjen e së enjtes së 12 tetorit, ka publikuar incizimet e regjistruara në fushatë zgjedhore gjatë balotazhit të zgjedhjeve të nëntorit të 2025 -ës në Obiliq.

Aty, Thaçi dëgjohet teksa tregon se si me ndikim të Kryeministrit, Albin Kurti, është hapur konkurs për 150 vende të reja pune në KEK.

Në të njëjtin, kishin aplikuar mbi 4600 persona. Por, ishin pranuar të afërt të Thaçit e VV-së.

Konkursi më pas ishte anuluar.

E TMERRSHME | Në konkursin e KEK-ut që u kurdis nga Albin Kurti e Halil Thaçi aplikuan mbi 4600 persona në nevojë, e u pranuan 150 militantë – VOX