Përplasja mes ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe ish-ministrit Armend Zemaj, ka kaluar edhe në akuza personale gjatë interpelancës në Kuvend.

Pasi Zemaj e kritikoi ministrin për çështjen e tenderëve dhe specializimeve, Vitia iu kundërpërgjigj duke thënë se ministri nuk merret me tenderë, ndërsa vuri në pikëpyetje 1 mijë e 500 specializantët e punësuar.  gjatë kohës sa Zemaj ishte ministër.

“Jeni duke e bërë një pyetje që nuk e di a e shpërfaqë mendësinë tuaj personale apo një mendësi pak më të përgjithshme qeverisëse. Nuk merret ministri me tenderë, o zoti Zemaj. Unë mendova që po e bëni për shoë politik, por po më duket që ju hala besoni se 1 mijë e 500 specializimet që keni bërë ju kanë qenë në rregull”, tha Vitia.

Ndërsa, Zemaj ia ktheu ashpër ministrit të Shëndetësisë, duke ia përmendur se, sipas tij, Vitia nuk e ka përfunduar specializimin.

“Ti je i vetmi njeri që 20 vjet në specializim e që s’ke mujtë me kry specializimin. Ti e ki personale me ta, se i xhelozon gjeneratat e reja. Vuan, e ki në ndërvetëdije. Unë jam jurist, unë jam politikan, por ti je i vetmi që nuk ke mujtë me kry specializimin”, tha Zemaj.