Ekipi i ish-presidentit Hashim Thaçi e ka rikthyer në Facebook një postim të tij të publikuar më 13 prill 2018, ku kujtonte ditën e lindjes së djalit të tij, Endritit, në kohë të luftës.
Thaçi theksonte se kjo i kishte dhënë forcë që të arrijnë “me mish e me shpirt” lirinë, në mënyrë që Endriti dhe bashkëmoshatarët e tij të jenë gjenerata e fundit që do të lindin në kohëra të tilla.
“Endrit, si sot më kujtohet kur linde në kohë lufte dhe më dhe forcë të arrijmë me mish e me shpirt lirinë, ashtu që ti dhe të gjithë bashkëmoshatarët e tu të jeni gjenerata e fundit ndonjëherë që do të lindin në kohë lufte”, shkruante Thaçi më 13 prill 2018.
Ish-Presidenti Thaçi u dënua në shkallë të parë më 16 shtator nga Gjykata Speciale me 25 vjet burg. Ai ndodhet në qendrën e paraburgimit në Hagë që nga 5 nëntori 2020.
Bashkë me Thaçin u dënuan edhe krerët e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Jakup Krasniqi u dënua me 25 vjet burg, Kadri Veseli me 18 dhe Rexhep Selimi me 13.











