Më 14 dhjetor të vitit 2023, në Kuvendin e Kosovës, gjersa po diskutohej për buxhetin e vitit 2024, kamerat e mediave të pranishme kishin kapur disa biseda inkriminuese të cilat po i zhvillonte në telefon atëbotë deputeti i VV-së, Halil Thaçi.

“Bek qa bone”, i shkruante Thaçi, një personi me emër e mbiemër Bekim Merlaku.

“Sen hiç me të vjetra. Ti çka bane a je mire? Mujsh ti me ba najsen se këtu s’mujti me kalu hiç”, ia kthente ky person.

“Sa pikë i ka bo Bek?”, pyeste sërish Thaçi.

“37 veç”, ia kthente bashkëbiseduesi.

Ishte kjo një ndër provat e para të ndërhyrjes së pushtetit në konkurset e KEK-ut në këmbim të votës për Vetëvendosjen.

Të njëjtën ditë, në disa biseda që kishte publikuar mediumi Nacionale, një tjetër aplikues, me emrin Avni Buliqi, i shkruante Thaçit.

“Veç na kthyn prej fillimi. S’ja kena nisë hala se s’po ta lashin telin hiç. Flm o Halil”.

Thaçi, këtë çështje, e adresonte menjëherë tek Ministrja e dikasterit përgjegjës, Artane Rizvanolli:

“Përshëndetje Ministre. Është e padrejtë me çfarë pyetje janë tu i testu punëtorët me kualifikim të mesëm në KEK. Sot nuk është as për bachelor…”.

Përfshirja e Thaçit as nuk fillonte e as nuk mbaronte këtu.

VOX Kosova kishte publikuar dëshmitë e dy personave të cilët tregonin se si ishin orientuar nga Thaçi i Vetëvendosjes, të merrnin diploma të falsifikuara, në mënyrë që të kualifikoheshin për t’u punësuar në KEK.

Ja dëgjojini.

Kjo ishte pjesë e një skeme edhe më të gjerë, e cila dëgjohet tek sqarohet në detaje nga vetë Halil Thaci në audio-incizimin e publikuar nga VOX Kosova, ku përfshihet direkt edhe kryeministri Albin Kurti.

“Ngom thashë ti djalë. Jo 7 a 8. As 149. Fiks 150 kanë me kanë të Obiliqit. Thashë Albin Kurti mu ma ka çelë qetë konkurs veç për Obiliq”.

Pas këtij publikimi Prokuroria njoftoi për nisje hetimesh, por aktakuzë akoma nuk po ngrihet, përkundër krejt fakteve.

Dhe kjo plogështi e drejtësisë në raport me abuzues të tillë si Halil Thaçi i Vetëvendosjes u ka dhënë atyre kurajo që krimet e dënueshme rëndë siç është kurdisja e punësimeve, ti flasin hapur e në publik, pa kurrfarë frike të pasojës.