“Vetëm Gjermania Lindore ka më shumë rezerva sesa ne”, tha Albin Kurti të enjten.

Në të njëjtën seancë ku kryeministri fliste për rezervat e mëdha të Kosovës në linjit dhe kapacitetet e mëdha të Kosovës për të prodhuar energji...

“Kosova thuhet se i ka prej 10 deri në 14 miliardë tonë qymyr, përkatësisht linjit”.

...në Parlamentin e Kosovës u desh të ndërpritej seanca, pasi u ndal rryma.

Qe 6 vjet në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje nuk e ka shtuar asnjë kapacitet prodhues të energjisë.

Ka bllokuar ndërtimin e termocentralit të ri, ka refuzuar të ndërtojë infrastrukturë për gaz të lëngshëm.

Ka dështuar në mirëmbajtjen e termocentraleve të vjetra. Dhe ka dështuar ta ndërtojë projektin e baterive për konservimin e energjisë.

“Ne do ta synojmë uljen e energjisë elektrike, sepse tepër shtrenjtë kur rrimë mbi gjithë këtë energji që kemi”, thoshte Kurti më 29 shtator 2019.

Tash kemi një situatë ku rryma nuk është veç e shtrenjtë, por s’ka hiç.

Por, kështu ndodh kur kemi një qeveri që fle mbi mashtrimet e veta.