E PADEKLARUAR Shefja e Kabinetit të Vjosa Osmanit fshehu kompanitë e familjes ku përfiton mijëra euro

VOX Kosova, ka gjetur se ajo në vitin 2022 fshehu pasurinë. Nuk deklaroi bizneset e familjes, rolin e saj dhe të ardhurat që merr nga aty.

Që më shumë se tre vjet, në Anti-Korrupsionin e Kosovës, nuk ka asnjë të dhënë për Learta Hollajn, shefen e kabinetit të Presidentes Vjosa Osmani.

Kryekëshilltarja e kryetares së shtetit, nuk e ka deklaruar pasurinë për vitet 2023, 2024 dhe 2025.

VOX Kosovës, Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit i tha se Hollaj nuk e ka fare shtetësinë kosovare.

Kjo, ndonëse mban një pozitë kaq të rëndësishme në Presidencë.

“Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit ju njofton se obligimi për deklarimin e pasurisë për personin zyrtar të apostrofuar përcaktohet shprehimisht në paragrafin 4 të nenit 4 të Ligjit për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë dhe të Dhuratave, i cili përcakton se: ‘Zyrtarët e lartë të emëruar me vendim dhe që nuk posedojnë shtetësinë e Republikës së Kosovës nuk janë të obliguar për deklarim të pasurisë’, thuhet në përgjigje.

Herën e fundit kur Learta Hollaj i është përgjigjur Anti–Korrupsionit për asetet që posedon ishte më 2022.

VOX Kosova, ka gjetur se ajo edhe atë vit fshehu pasurinë. Nuk deklaroi bizneset e familjes, rolin e saj dhe të ardhurat që merr nga aty.

Në deklarimin e pasurisë që Amir Hollaj, babai i saj bëri në Mal të Zi në po të njëjtin vit, del se ata posedojnë apartamente që i përdorin për hoteleri në Ulqin e zotërojnë edhe kompani – nga të cilat marrin të ardhura të majme.

Hise në këto para, ka edhe Learta Hollaj, por në Anti-Korrupsionin e Kosovës ato nuk i deklaroi.

Se kryekëshilltarja e Presidentes Osmani përfiton nga bizneset familjare e konfirmon edhe deklarimi i pasurisë së nënës së saj në Mal të Zi.

VOX Kosova ka tentuar që edhe përmes Presidencës edhe përmes kontaktit privat të marrë një shpjegim nga Learta Hollaj për këtë çështje, mirëpo pritja më shumë se njëjavore nuk rezultoi me një përgjigje.

Sipas Ligjit në Kosovë për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë dhe të dhuratave, secili subjekt deklarues është i obliguar që ta deklarojë pasurinë e cila është në emër të prindërve.

Hollaj është një nga njerëzit më të besueshëm të Presidentes Osmani. Pjesë e ekipit të saj ajo është që nga koha kur e para e shtetit mori pozitën e Kryetares së Kuvendit.

Por në fund, rezulton se një nga figurat më të afërta të Presidentes operon jashtë çdo evidence zyrtare të pasurisë, ndërsa mban një nga pozitat më të ndjeshme në shtet.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË “Liria ka Emër” merr leje për protestën e 17 shkurtit

RINUMËRIMI Kurtit, Abdixhikut e Hamzës u hiqen vota, Haradinajt i shtohen

VJEDHJA E VOTAVE Prokuroria fillon hetimet edhe në Drenas

FAKT YOU

SHPORTA E KURTIT Nga premtimet për çmime të lira te shtrenjtimi i madh i produkteve gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes

MILIONAT NGA BEOGRADI Martin Berishaj e pranoi para Prokurorisë se u pagua nga Serbia

MONSTRUMI POLITIK Kush i la nxënësit e Kosovës të helmohen me rrenat e Gjykatës Speciale?

DHOMA SPECIALE

INFLUENCË Gjykata Speciale u mban ligjërata nxënësve të shkollave të mesme në Kosovë

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani