SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

Ai tashmë e ka nisur fushatën e tij për të zënë një vend në këtë institucion ndërkombëtar, në të cilin gjeti punë edhe një ish gjyqtar tjetër i Speciales, Nicolas Guillou – ai që udhëhoqi seancat paraprake kundër krerëve të UÇK-së.

SPEKULATIVI Nga Specialja drejt GJPN-së: Gjyqtari i anshëm zviceran kërkon ngritje në drejtësinë ndërkombëtare

Gjyqtari zviceran në rastin kundër krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Guénaël Mettraux po synon të bëhet gjyqtar në Gjykatën Penale Ndërkombëtare. Ai tashmë e ka nisur fushatën e tij për të zënë një vend në këtë institucion ndërkombëtar, në të cilin gjeti punë edhe një ish gjyqtar tjetër i Speciales, Nicolas Guillou – ai që udhëhoqi seancat paraprake kundër krerëve të UÇK-së.

Por, jeta e Guillou u vështirësua kur shkoi atje pasi u sanksionua nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përkrahje për Mettraux ka shprehur Ambasadorja e Zvicrës në Holandë, Corinne Ciceron Buhler – e cila ka thënë se kandidaturën e tij e përkrah edhe Ministria e Jashtme e Zvicrës.

Madje për gjyqtarin organizoi, ambasadorja edhe një takim në dhjetor 2025.

“Eventi i mbrëmshëm për lançimin e fushatës të Gjyqtarit Guenael Mettraux në rezidencë ishte një sukses! Gjyqtari Mettraux është kandidat për pozicionin e Gjyqtarit në Gjykatën Penale Ndërkombtare me mbështetjen e plotë të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ne mezi presim të mbështesim fushatën e tij vitin tjetër”, shkroi ajo në platformën X.

Guénaël Mettraux, është parë nga mbrojtja e krerëve të UÇK-së, por edhe nga njohës të drejtësisë, si i anshëm, me pyetje spekulative e sugjestive, apo edhe të tilla që dalin si të jenë të prokurorisë.

Kur e kishte marrë në pyetje dëshmitarin Kurtesh Fondaj, një ish ushtarak në Zonën e Pashtrikut, këtij gjyqtari dy herë i kishte reaguar Aiden Ellis, avokat i Jakup Krasniqit. Dhe boshti i kundërshtimit ishte pyetja hipotetike.

 “E kundërshtoj këtë pyetje. Kjo është një pyetje që duhet ta bëjë prokuroria, nuk mund ta bëjë trupi gjykues këtë pyetje. Mbi çfarë baza mund të përgjigjet dëshmitari e të thotë a e ka informuar Jakup Krasniqi Policinë Ushtarake”, ishte fjala e Ellis.

Sërish gjyqtari formuloi pyetje me “nëse” dhe sërish i reagoi avokati.

“Kjo është një pyetje tërësisht sugjestionuese. Nuk është një pyetje kjo për t’u bërë nga paneli”, deklaroi Ellis.

Kjo skenë, bëri që ditën tjetër, dëshmitari Fondaj të kërkonte avokat sepse ndjente se ishte keqpërdorur nga gjyqtari. Por, kjo nuk iu aprovua nga paneli.

“Unë dje pasdite i kam parë inicizimet që janë prezantuar nga gjykata, i kam përcjell me vëmendje dhe sidomos marrjen në pyetje nga gjyqytari, më ka ba me mendu që me kërku një avokat, respektivisht mbështetje nga një avokat, se po mendoj se jam keqpërdorur”, do të deklaronte Fondaj.

Një tjetër rast kur po ky gjyqtar kishte bërë pyetje spekulative, ishte me dëshmitarin, Hajrush Kurtaj.

Metro në disa raste i shtron atij pyetje të tipit: “Le të imagjinojmë”, “Të supozojmë” dhe në një moment gjyqtari thotë “të iu pyes edhe një herë, mbase pyetje spekuluese”.

“Le të imagjinojmë për një çast sikur të kenë kryer krime, përgjegjësi e kujt do të kishte qenë brenda brigadës që të ndërmerrte hapa kundër personave brenda brigadës së tyre, nëse do të merrnin dijeni për këto veprimet e tyre. Kush ishte përgjegjës për marrjen e masave?” pyeti gjyqtari Metro.

“Nuk ka bërë askush krime të luftës, nuk muj me imagjinu se çka do të kishte ndodhur. Nuk ka pasur raste që ushtarët e brigadës 162 kanë bërë krime, por janë forcat e okupatorit serb që kanë kryer ndaj qytetarëve në Kaçanik, në përgjithësi në krejt Kosovën”, u përgjigj Kurtaj.

Në një tjetër moment gjatë seancës, gjyqtari Metro e ballafaqon dëshmitarin Hajrush Kurtajn me një dokument të Brigadës 161. Këtu ai tenton me situatë hipotetike ta orientojë dëshmitarin nëse ka pasur raste të ngjashme në Brigadën të cilën ai e ka udhëhequr.

“E pranoni zotëri se ajo që shohim këtu, të paktën për nga rastet e brigadës 161 masat disiplinore janë marrë kundër anëtarëve të UÇK-së se e kanë lëshuar pozicionin dhe detyrën pa leje, e pranoni këtë?”, pyeti Metro.

“E pranoj (por kjo është) për një brigadë krejt tjetër, dhe një dokument përpara vetes pa kurrfarë emri e mbiemri, vetëm shkruan komandanti i brigadës nuk ka kurrfarë emri. Për mua nuk thotë asgjë ky vendim, edhe është i papranueshëm për mua”, u përgjigj Kurtaj.

Këtu gjyqtari Metro vazhdon me pyetje orientuese, të tipit “të supozojmë”.

“Të supozojmë se është kështu siç është kjo. Po na thoni që brigada 161 vepronte ndryshe nga brigada 162 për këtë çështje. Në rastin e brigadës 161 ushtari po ta lëshonte pozicionin disiplinohej, kurse në brigadën 162 jo. Këtë po dëshmoni?”, pyeti Metro.

Kurtaj u përgjigj:

“Vetëm për brigadën 162 muj me dëshmu që asnjë ushtarë nuk i ka lëshuar radhët e brigadës 162 Agim Bajrami, të gjithë ata që i kanë marrë detyrat edhe i kanë kthyer. Për brigada tjera nuk është kompetencë e imja të komentoj apo supozoj, se çfarëdo që të them mundem mos me qenë real”.

Por, Metro insisitonte.

“Të iu pyes edhe një herë, mbase një pyetje spekuluese. Po të kishte ndodhur kjo në brigadën tuaj, pra siç ka ndodhur në këtë dokument, ta kishte lëshuar, të ishte larguar nga pozicioni ushtari, ju nuk do të merrnit asnjë masë disiplinore?”, tha gjyqtari zviceran.

“Nuk ka pasur raste në brigadën time se gjatë komunikimit me ushtarët e mi gjithëherë kam bashkëbiseduar dhe kam thënë ata që lodhen, ata që kanë nevojë me vizitu familjet le t’i drejtohen brigadës. Andaj nuk kemi pasur asnjë rast të ballafaqohemi me kësi vendime”, deklaroi dëshmitari Kurtaj.

Por, gjyqtari sërish nuk u zmbraps.

“Më duket se nuk iu përgjigjët pyetjes. Ta zëmë se ekziston rasti kur nuk ka kërkuar leje. Nëse një prej ushtarëve të brigadës tuaj të ishte largu nga pozicioni, pa lejen tuaj, ju po thoni që nuk do të kishte pasur asnjë pasojë. Nuk do të ishte marrë asnjë masë?”, pyeti gjyqtari Metro.

“Derisa nuk kam pasur asnjë rast nuk muj me spekulu, me supozu. Se po e shoh tash që edhe për ato gjërat që kam supozuar po duhet me dhënë përgjegjësi, nuk muj me supozu. Në brigadën time nuk ka pasur kësi raste”, deklaroi Hajrush Kurtaj.

Në nëntor të vitit 2024, në një shkresë të përbashkët, avokatët mbrojtës ia bënë të qartë panelit se me pyetjet e tyre po shkelin të drejtat e njeriut dhe po harrojnë parimin bazë të çdo gjykimi – prezumimin e pafajësisë.

“Pyetjet gjyqësore po krijojnë përshtypjen se Paneli nuk e sfidon rastin e Prokurorisë, por përkundrazi po e shfrytëzon pjesën më të madhe të kohës për të drejtuar pyetje mbi çështje inkriminuese. Kjo po çon në përshtypjen e qartë se prezumimi i pafajësisë së të akuzuarve nuk po respektohet. Mënyra skajshmërisht e njëanshme në të cilën janë zhvilluar pyetjet gjyqësore në këtë gjykim ka krijuar pikërisht atë ‘dyshim për anim në proces’”, kishin thënë ata.

Për anshmëri nga gjyqtarët e Speciales ishte ankuar edhe James Rubin , ish-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë i cili dëshmoi në krah të mbrojtjes.

“Unë arrita të dëshmoja për tre ditë të gjata, por duhet të them këtu se gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që dukeshin jashtëzakonisht të njëanshme. Ato nuk tingëllonin si pyetje që kishin për qëllim gjetjen e fakteve. Prokurori ka të drejtë të paraqesë rastin e tij”, thoshte Rubin në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin