PADREJTËSIA SPECIALE Rubin: Pyetjet e gjyqtarëve ishin të anshme, krerët e UÇK-së duhet të shpallen të pafajshëm

Rubin ka thënë se pyetjet e gjyqtarëve të Gjykatës Speciale ishin të anshme gjatë dëshmisë së tij dhe se ish-krerët e UÇK-së duhet të shpallen të pafajshëm.

PADREJTËSIA SPECIALE Rubin: Pyetjet e gjyqtarëve ishin të anshme, krerët e UÇK-së duhet të shpallen të pafajshëm

James Rubin

James Rubin, ish-ndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit gjatë kohës së luftës në Kosovë, ka thënë se gjatë dëshmisë tre ditore të tij si dëshmitar i mbrojtjes në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, pyetjet e gjyqtarëve ishin të anshëm.

“Unë arrita të dëshmoja për tre ditë të gjata, por duhet të them këtu se gjyqtarët, për habinë time, më bënë pyetje që dukeshin jashtëzakonisht të njëanshme. Ato nuk tingëllonin si pyetje që kishin për qëllim gjetjen e fakteve. Prokurori ka të drejtë të paraqesë rastin e tij”, tha Rubin në një intervistë për gazetaren amerikane, Christiane Amanpour.

Ai ka treguar edhe përshtypjet e tij në lidhje me procesin gjyqësor pas dëshmisë.

“Mbrojtja paraqet rastin e saj. Gjyqtarët janë të supozuar vetëm të mbledhin prova në mënyrë që të mund të ulen dhe të marrin një vendim. Dhe nga pyetjet që mora nga disa prej gjyqtarëve, mora përshtypjen se ata tashmë kishin vendosur se UÇK-ja ishte një organizatë plotësisht funksionale mbi të cilën Hashim Thaçi qëndronte në krye. Që nuk është e vërtetë, shtoi.

Në vlerësimin e tij, Gjykata Speciale duhet t’i shpallë të pafajshëm ish-krerët e UÇK-së, pasi që, vlerëson ai, kjo do të ishte gjëja e duhur.

“Pra, përgjigjja e parë ndaj pyetjes është se ky tribunal duhet të bëjë gjënë e duhur. Duhet në thelb t’i shpallë ata të pafajshëm dhe pastaj Shtetet e Bashkuara bashkë me Evropianët duhet të ulen me liderët e Kosovës dhe Serbisë dhe ta zgjidhin këtë problem”, deklaroi.

LAJME

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VJEDHJA E VOTAVE Prokurorja Pula: Komisionerët e të gjitha partive të mëdha janë të përfshirë

ZGJEDHJET Rinumërohen 688 nga 2557 vendvotime

FAKT YOU

MBULESA E PUSHTETIT Ky është prokurori që mbylli në sirtar dosjen e telefonit të Faruk Mujkës

VV-JA I SHPËRBLEN Çka ndodh me njerëzit që vjedhin vota në Kosovë?

MASHTRIMI I MADH Gënjeshtra e Albin Kurtit për Padinë për Gjenocid ndaj Serbisë

DHOMA SPECIALE

PA LIRI Veselit, Selimit e Krasniqit u vazhdohet paraburgimi pak ditë para fjalëve përfundimtare

KARMA SPECIALE Jack Smith e Nicolas Guillou – nga përndjekës të UÇK-së në të hetuar e sanksionuar nga SHBA-të

GODITJE SMITHIT “U mësua në Hagë…” – Washington Post editorial për qëndrimet e pakëndshme të Jack Smith-it për “fjalën e lirë”

INTERVISTA

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin

Ekskluzive Si u bë shef militanti i Vetëvendosjes/ përfshirja e Albulena Haxhiut, flet në detaje Drejtori i Burgjeve, Ismail Dibrani