Procesi i rinumërimit të votave është duke vazhduar, ku edhe po konstatohen manipulimet e votave të kandidatëve për deputetë.
Kjo dukuri është vërejtur edhe tek kryetarët e partive kryesore. Albin Kurti i Vetëvendosjes prin me 376 vota të hequra.
I dyti është Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, me 150 vota të minusuara nga rinumërimi i deritanishëm.
54 vota i janë hequr nga rinumërimi edhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.
Nga kryetarët e partive kryesore, vetëm kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt, i janë shtuar votat, 23 sosh.








