Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë po mbajnë ligjërata me nxënës të shkollave të mesme në Kosovë, pa asnjë paralajmërim, pa asnjë njoftim zyrtar. Kjo dëshmohet në një fotografi që e ka publikuar Nacionale, e në të cilën shihet se si prej nxënësve kërkohet vlerësimi i ligjëratës. Nuk dihet përmbajtja e ligjërates.
Aty nxënësit e shkollës së mesme “Xhevdet Doda”, pyeten nëse kishin mjaftueshëm informata për Gjykatën Speciale si dhe nëse informacionet kanë qenë të kuptueshmme. Një nxënës, i cili e ka bërë këtë vlerësim, në dokumentin që burim ka institucionin e Dhomave të Specializuara ka shkruajtur “Free Hashim Thaçi”, apo “Liri për Hashim Thaçin”.

Kjo nuk është hera e parë që Gjykata Speciale interferon në literaturën ditore që ligjërohet në institucionet arsimore në Kosovë. Në të kaluarën, përfaqësues të saj kishin mbajtur takime me shoqërinë civile si dhe organizonin “gara” me ese për studentët e Fakultetit Juridik.









