Nuk e di kush e lejon monstrumin politik të quajtur Gjykata Speciale të futet në shkollat tona dhe të helmojë nxënësit me rrena.
Por është për turp që askush nuk e ndalon.
Ama nëse veç duhet të mësojnë nxënësit për specialen atëherë do të ishte mirë të mësojnë se u iniciua nga fiksionet e Rusisë e Serbisë.
Se dënoi ish-ushtarë të UÇK-së pa prova me standarde më të ulëta se ato të përdorura për gjeneralët e Millosheviçit.
Se dosjet e saj vijnë nga Serbia.
Se kryeprokurori i saj Jack Smith akuzohet në ShBA për keqpërdorim politik të drejtësisë, e Presidenti amerikan, Donald Trump, thotë se ai e ka vendin në burg.
Se gjyqtarë të saj janë shpallur non-grata.
Duhet të mësojnë se krerët e UÇK-së mbahen prej vitesh në paraburgim pa vendim.
Se janë fshehur prova shfajësuese dhe se shpesh u manipuluan dëshmitarët.
Dhe më e rëndësishmja le ta mësojnë se kjo gjykatë dëshiron t’ua ndryshojë historinë për t’i lënë pa të ardhme.