MILIONAT NGA BEOGRADI Martin Berishaj e pranoi para Prokurorisë se u pagua nga Serbia

Martin Berishaj e pranoi para Prokurorisë se u pagua nga Serbia – Organet e Kosovës kanë kërkuar të dhëna nga shteti serb për të vazhduar hetimet e ambasadorit të Kosovës në drejtim të aktakuzës për të.

Patrioti i Malësisë së Albin Kurtit, tri vjet më vonë nga ky deklarim i kryeministrit, e ka pranuar në intervistën e tij para Prokurorisë Speciale të Kosovës se ka marrë shuma të majme parash nga kompania GEN-i, dega në Beograd.

VOX Kosova ka siguruar deklarimin e Berishajt para Prokurorisë të dhënë në vitin 2025.

Aty Berisha e pranon se… “Pagesat janë realizuar përmes GEN d.o.o. Beograd, në bazë të autorizimeve të brendshme të këtij grupi. Të gjitha pagesat janë kryer përmes bankave dhe janë shoqëruar me kontrata dhe fatura përkatëse”.

VOX ka kuptuar nga Prokuroria Speciale se kanë kërkuar informacione shtesë edhe nga autoritetet e Serbisë, që kanë të bëjnë me të dhënat financiare të Berishajt në këtë shtet.

Edhe prokuroria sllovene pati njoftuar se është vendosur që çështja e Martin Berishajt t’u dorëzohet serbëve, meqë pagesat vinin nga Beogradi.

Sllovenët kishin gjetur mjaftueshëm prova për dyshim të bazuar për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo besimit në veprimtari ekonomike, por dyshimi ishte për Borislav Antoviç, shtetas serb.

Antoviç, si këshilltar financiar në GEN-i Boegrad, ishte personi që kishte nënshkruar kontratat me Martin Berishajn për pagesat milionëshe.

Përkundr dyshimeve të sllovenëve dhe kalimit të rastit në Serbi, Berishaj tentonte ta prezantojë krejt ndryshe rastin e tij para mediave në Kosovë.

“U mbyll more ajo çështje në Slloveni, ajo punë. Hiqni dorë nga përrallat”, thoshte Berishaj.

Edhe pse drejtësia e sheh me dyshim Berishajn, krerët e shtetit në Kosovë thoshin se… “Ne i besojmë ambasadorit të Republikës së Kosovës”.

Berishaj ishte paguar me shuma marramendëse nga GEN-I serb për të dhënë këshilla lidhur me tregjet e energjisë në Ballkan.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Njësia e Inteligjencës Financiare në Kosovë, të dhënat në bankat e Kosovës dëshmojnë pagesa marramendëse për Berishajn.

Aty shihet se Berishaj, pasi pranonte të hollat përmes bankës i tërhiqte ato në formë të keshit pa sqarime për destinacion final.

Por, siç do të thoshte Donika Gërvalla më vonë “Tema e Martin Berishajt është konsumu bre”.

LAJME

ALBIN NGËRÇI Nga zgjedhjet e 9 shkurtit te bllokada për Presidentin, Kosova në mjegull institucionale

BUMERANG FJALËSH Albulena Haxhiu me fjalë identike si të Vjosa Osmanit për Presidentin

HASHIMI NË HORIZONT Grenell reagon për zgjedhjet dhe përmend Thaçin kryeministër

FAKT YOU

HILJA E MADHE Vjosa Osmani tentoi ta grabis postin e Presidentes me amandamente jo-kushtetuese

TORTA E PËRBASHKËT Pesë vite shërbim pushtetit dhe kryengritja e Vjosa Osmanit kur nuk po shpërblehet

TANDEMI MË I NDOTUR Debati se cili prej Osmanit dhe Kurtit është më i poshtër është i kotë dhe i panevojshëm

DHOMA SPECIALE

OPINION Parodia e drejtësisë në Hagë

GJYQI I DYTË Thaçi deklarohet i pafajshëm për akuzat për pengim të drejtësisë

PËRNDJEKJA E RADHËS Sot nis gjyqi tjetër ndaj Thaçit ne Hagë

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin