SHPORTA E KURTIT Nga premtimet për çmime të lira te shtrenjtimi i madh i produkteve gjatë qeverisjes së Vetëvendosjes

Për pesë vjet të qeverisjes së tij, nga viti 2021 deri në vitin 2025, pothuajse të gjitha produktet bazë të shportës së konsumatorit u shtrenjtuan dukshëm, krahasuar me periudhat e mëhershme. Dikur, Kurti fliste me centa se si do të ishin çmimet në një qeverisje të tij.

“Shporta e konsumatorit kosovar nuk do të jetë më e lehtë për nga pesha por do të jetë më e lirë për nga çmimi”, Albin Kurti në vitin 2024.

Në fakt, gjatë qeverisjes së Kurtit ndodhi e kundërta. Shporta e konsumatorit u bë më e rëndë për nga çmimi dhe më e lehtë për nga pesha.

Për pesë vjet të qeverisjes së tij, nga viti 2021 deri në vitin 2025, pothuajse të gjitha produktet bazë të shportës së konsumatorit u shtrenjtuan dukshëm, krahasuar me periudhat e mëhershme.

Dikur, Kurti fliste me centa se si do të ishin çmimet në një qeverisje të tij.

“Buka që është 36 centë bëhet 31 cent. Ndërkaq, buka e cila është më e lirë 30 centë bëhet 26 centë. Qumështi i cili mesatarisht kushton 91 centë bëhet 78 centë për litër. Ndërkaq, qumështi i cili që kushton më lirë pra 85 centë bëhet 73 centë për litër. Mandej, sheqeri i cili mesatarisht kushton 72 centë do të bie në 62 centë”, deklaronte Kurti.

Këto, ai thoshte se do t’i bënte përmes heqjes së TVSH-së.

“Për bukën, ujin, qumështin, vajin, kripën, sheqerin, miellin, librat TVSH-ja zero”, deklaronte ai.

Me centa, siç i përmendte Kurti çmimet e lira dikur si opozitar, le t’i numërojmë po me centa rritjet e çmimeve të shportës bazë me të si Kryeministër

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2018 çmimi mesatar i bukës ishte 29 centë, ndërsa në vitin 2024 çmimi mesatar arriti në 52 centë.

Një litër vaj në vitin 2018 ka kushtuar mesatarisht 1 euro e 5 centë, ndërsa në vitin 2024 çmimi u rrit në 1 euro e 42 centë.

Mielli i grurit nga 40 centë ka arritur në 80 centë, ndërsa 500 gram makarona nga 66 centë në 95 centë.

Djathi i freskët nga 3 euro e 91 centë për kilogram ka arritur në 5 euro e 95 centë.

Qumështi i freskët është rritur nga 53 centë në 84 centë, ndërsa qumështi tetrapak nga 88 centë në 1 euro e 20 centë.

Sheqeri në vitin 2018 ka kushtuar mesatarisht 66 centë, ndërsa në vitin 2024 arriti në 1 euro e 26 centë.

Në vitin 2018, sipas të dhënave, 30 copë vezë kushtonin 2 euro e 43 centë, ndërsa në vitin 2024 çmimi u rrit në 2 euro e 83 centë.

Gjatë vitit 2025 pati raportime se, në periudha të ndryshme, çmimi i tyre arriti deri në 5 euro.

Një kilogram oriz është rritur nga 1 euro e 31 centë në vitin 2018 në 1 euro e 67 centë në vitin 2024.

Mishi i viçit është rritur nga 7 euro e 32 centë për kilogram në vitin 2018 në 10 euro e 13 centë çmimi mesatar në vitin 2024.

Domatet nga 1 euro në 1 euro e 49 centë për kilogram, patatet nga 51 centë në vitin 2018 në 72 centë në vitin 2024, si dhe fasulet nga 2 euro e 34 centë në 3 euro e 36 centë për kilogram.

Për shumicën e këtyre produkteve, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vitin 2025 çmimet u rritën me një mesatare prej 3.9 për qind krahasuar me vitin paraprak.

Koston e jetesës së qytetarëve e ka rënduar edhe më shumë rritja e disahershme e çmimit të energjisë elektrike.

Kjo, përveç se rriti faturat mujore të qytetarëve, peshoi rëndë mbi bizneset, të cilat, për shkak të shpenzimeve më të larta të prodhimit dhe shërbimeve, detyrohen të rrisin çmimet e produkteve.

Nëse të tjerët i akuzonte për çmime të larta, sepse sipas tij nuk po e heqin TVSH-në, tash as ai vetë nuk beson në këtë politikë.

“Nuk ka nevojë me e heq TVSH-në, sepse dihet që vetëm zvogëlon buxhetin dhe nuk krijon mirëqenie sociale, siç ke synuar. Pra, domethënë sot, po them, po bëjmë diçka tjetër, që është edhe më e madhe,
edhe më e mire”, thoshte Kurti në vitin 2023.

Qeveria e Kurtit ka aplikuar rritje në disa skema sociale – por ato kryesisht kanë gjetur përdorim në kohë fushatash zgjedhore, duke mos garantuar zgjidhje strukturore që shporta e konsumatorit të bëhet më e lirë për nga çmimi.

Në të vërtetë, shporta e vetme që ishte me e lirë në këto vjet qeverisje ishte ajo e fjalëve dhe premtimeve për zhvillim të madh ekonomik, por qe te dhënat tregojnë se në fakt jeta e qytetarit u rendua edhe më shumë. Nga 40 mijë familje të cenueshme ekonomikisht sa ishin në janar 2024, numri i rrit në 61 mijë në qershor 2024, 72 mijë në dhjetor 2024 dhe 90 mijë në dhjetor 2025.

Derisa çmimet u rriten me centa, ato përbëjnë humbje milionëshe për qytetarët e Kosovës. Për familjet që më shumë se gjysmën e rrogës ua ha shporta me produkte bazë e gjysmën tjetër ua avullon rata e kredisë që u rri si lak në fyt, ushqim i bollshëm mbetet sasia e propagandës si malli i vetëm që aktualisht prodhohet në Kosovë.

LAJME

DREJTËSI, JO POLITIKË Liria ka Emër fton qytetarët të marrin pjesë në marshin në mbrojtje të UÇK-së

VËMENDJE NDËRKOMBËTARE Mediat e huaja: Verdikti për ish-krerët e UÇK-së do ketë ndikim rajonal dhe evropian

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

FAKT YOU

QEMAJL ÇLIRIMTARI 89 tenderë i fiton kompania e nipit të asamblistit të Vetëvendosjes nga Komuna e Shtimes

Lidhja e (pa)dukshme Dega e kompanisë së Vuk Hamoviç-it në Tiranë dhe BIRN-i i Jeta Xharrës në Kosovë me kontabilistë të njëjtë

REZERVAT E ROZETËS Kontaminohet sërish procesi i blerjes së Rezervave Shtetërore – përjashtohen të gjitha kompanitë vendore

DHOMA SPECIALE

BETEJA E FUNDIT‘Spekulimet të mos jenë fakte’ – UÇK përballë gjykimit që rrezikon të kthehet në precedent politik dhe historik

UÇK NË GJYQ Si po i shkelmon Specialja ligjet ndërkombëtare, duke shkelur të drejtat e njeriut në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Ekskluzive EKSKLUZIVE

AUDIO-INCIZIMI Zyrtarët e Speciales iu ligjëruan nxënësve të Kosovës se si UÇK-ja dyshohet se ka kryer krime, vrasje e tortura

INTERVISTA

INTERVISTA Valdete Daka thotë se Vjosa Osmani nuk e meriton edhe një mandat si presidente

NDËRHYRJA E MUJKËS Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve: S’je ka sqaron sen, veç po thua s’e di edhe s’më kujtohet

“A shkelet ligji për Faruk Mujkën?” Lirim Mehmetaj përplaset me Drejtorin e Burgjeve, Ismail Dibranin