Albulena Haxhiu po i drejtohet deputetit Eman Rrahmani, i cili paraprakisht po fliste për Projektligjin për Shëndet Riprodhues dhe Fertilizim të Asistuar Mjekësor.

Ky është një projektligj që Vetëvendosja e ka miratuar në Qeveri dhe e ka sjellur për votim në Kuvend qysh në vitin 2023.

Dhe po është e vërtetë.

Sipas këtij projektligji, Neni 8 “Planifikimi i familjes”, pika 7 thotë se “Çdo grua mbi 18 vjeç ka të drejtën e sterilizimit dhe atë pa lejen e Komisionit për vlerësim mjekësor në institucionin shëndetësor përkatës”.

Madje është edhe pak më e rëndë situata, sepse një pikë më poshtë thotë se edhe “Vajzat nën moshën 18 vjeçare mund të sterilizohen”.

Gjithashtu, “çdo burrë mbi 23 vjeç ka të drejtën e sterilizimit pa lejen e Komisionit për vlerësim mjekësor”.

Dhe çfarë saktësisht po thoshte deputeti Eman Rrahmani, është veç citim i ligjit, të cilin e ka sjellë Vetëvendosja:

“Në Ligjin për Fertilizim lejoni sterilizimin e vajzave 18 vjecare me vullnet të lirë...Lejoni që burrat 23 vjec lejohet stirilizimi i burrave...Disa herë kemi theksuar për gjuhën që e përdorim në këtë Kuvend. Nuk e merr fjalën në qoftë se vazhdon me këtë qasje”, thotë Eman Rrahmani.

Tash kjo çfarë ndodhi nuk ka kurrfarë kuptimi.

Deputeti Rrahmani po e citonte ligjin e shkruar nga Vetëvendosja, derisa Albulena Haxhiu që është e Vetëvendosjes, po i thotë të ketë kujdes me gjuhën.

Prit pak.

Nëse ligji është aq i keq, saqë kur citohet fjalë për fjalë, përbën gjuhë jo parlamentare, si është e mundur që vetë partia e qeveria e Haxhiut e shtynë atë ligj?

Si ka mundësi që është turp të flitet gjuha që e ligjit, por diçka e tillë po tentohet të ushtrohet mbi vajzat edhe nën 18 vjeç në Kosovë?

Dhe përderisa është projektligj që vetë qeveria në të cilën ajo ka qenë pjesë e ka sjellur në Kuvend, atëherë si është e mundur që Haxhiu reagon kështu:

“Përmendet faktin e sterilizimit të vajzave prej moshës 18 vjeçare, ç’është kjo qasje kështu?”, i drejtohet Albulena Haxhiu.

A nuk e din Haxhiu që realisht ligji është i tillë, çka do të ishte e pafalshme, apo ajo tenton ta fshehë që të mos diskutohet çka do të ishte e tmerrshme krejt.

Edhe Kurti, dy herë pyetet nga deputeti për këtë ligj dhe dy herë tenton ta devijojë muhabetin e të mos jap shpjegime.

Po çka është sterilizimi i vajzave e djemve që po tenton ta arrij Vetëvendosja me ligj?

Është ndërhyrje mjekësore kirurgjikale që e bën një person të paaftë të ketë fëmijë biologjikë përmes mënyrës natyrale.

Është proces i pakthyeshëm po ashtu.

Pra është mundësia e të rinjve që të marrin një vendim kapital që t’ia pamundësojnë vetës të kenë fëmijë.

Dhe vajzat e kanë këtë të drejtë ta marrin këtë vendim jo veç si 18 vjeçare, por edhe nën moshën 18 vjeçare.

Dhe po, këtë projektligj e ka sjellur Vetëvendosja në Kuvend pasi e ka votuar në Qeveri.

Atëherë pse çuditet Haxhiu dhe pse i ndërpritet fjala deputetit i cili thjesht po citonte ligjin e tyre?

E dinë në Vetëvendosje që është gabim?

Nëse po pse dëshirojnë ta bëjnë?

Përndryshe, ligje të tilla ka edhe në vende të tjera të Evropës, por për shembull në Norvegji ku i jeton familja kryeministrit, në kapitullin 2 të Aktit të Sterilizimit thuhet se “Një person që banon në këtë vend dhe ka mbushur moshën 25 vjeç mund të sterilizohet me kërkesën e tij”.

Pra jo 18 vjeç e më pak si në Kosovë, po 25 vjeç së paku.

Edhe në Suedi është njëjtë 25 vjeç së paku.

Ka vende në Evropë si Finlanda për shembull ku sterilizimi lejohet veç mbi moshën 30 vjeçare apo vetëm nëse ke 3 e më shumë fëmijë.

Pra edhe vendet më progresiste e liberale në Evropë kanë kufizime të tilla.

Ama në Kosovë Albin Kurti me partinë e tij duan që kjo procedurë të mundësohet madje edhe për vajza nën 18 vjeç.

Por si është e mundur që veç diskutimi për këtë çështje për Albulena Haxhiun përbënë gjuhë jo parlamentare, ama kalimin e këtij projektligji e duan?

Si ka mundësi që ju vije turp ta diskutojnë publikisht, por tinëzisht duan ta kalojnë?

Kush edhe çka po i detyron?

Pyeteni vetën pak.