Janë ba disa ditë që Albin Kurti çmendurisht deklaroi se ekziston një formë e panjohur e jetës duale në Kosovë ku qytetari vuan si banor i komunës dhe paralelisht jeton i lumtur si shtetas i Republikës.

“Në Kosovë, jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës se sa si banor i Komunës”, ka thënë Kurti.

Përkundër kësaj deklarate akoma s’e pash lajmin që dikush e ka çu Kryeministrin te mjeku te një prej qatyne 171 mjekëve që tha se janë kthy në Kosovë nga perëndimi.

Përkundër se mjekët po protestojnë, duke deklaru se e vërteta dëshmon se janë largu qindra mjekë nga Kosova e do largohen të tjerë prapë.

“Jo, Kryeministër, nuk janë 171 mjekë të kthyer në Kosovë. Janë 650 mjekë të emigruar nga Kosova gjatë viteve 2021-2026. 534 doktorë janë të papunë në Kosovë”, tha mjeku Besfort Racaj.

Se qysh paska mundësi me i pasë dy dimensione të kundërta e njëjta ekzistencë, këtë veç skizofrenia politike e Albin Kurtit mundet me e pajtu.

Ky ja duhet me e fitu naj çmim për zbulim të një forme të re të ekzistencës ku dikush njëkohësisht edhe heq keq edhe bën sefa, ja duhet tashmë me na ardhë raportet e para nga pranimi i tij në repart.

“Në Kosovë, jetohet shumë më mirë si qytetar i Republikës se sa si banor i Komunës”, thotë Kurti.

Qysh o zotni?

Qysh qytetari i njëjtë jeton edhe mirë edhe keq njëkohësisht? Qysh qenka e mundur që i njëjti njeri në tërësinë e territorit të Republikë po jetojka mirë, ndërkohë po ai njeri jeton keq në pjesën e territorit ku zhvillohet jeta e tij, pra në një prej komunave të Kosovës?

A je more n’veti?