Ish-Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka kujtuar përvjetorin e shpalljes për herë të dytë të pafajshëm nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavi.

Me këtë vendim, Haradinaj tha se u vërtetua pafajësia e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ish-Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit ka kërkuar liri për bashkëluftëtarët e tij që gjenden në Hagë: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, shkroi Haradinaj.