Profili zyrtar i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka rikthyer urimet e tij për festën e 28 Nëntorit, të publikuara në vitin 2017 dhe mesazhin e derguar te vitit 2025.
Në statusin e publikuar, Thaçi e cilëson 28 Nëntorin si ditën më të madhe dhe më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar, duke përmendur Skënderbeun, Ismail Qemalin, Isa Boletinin, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe Adem Jasharin.
“Urimet shqiptarët për festën e 28 Nëntorit, të festojnë të bashkuar, krenarë dhe me dinjitet. Besoj që nëntorët e tjerë do t'i festojmë bashkërisht”, thuhet në mesazhin e Thaçit.
Ai e përshkruan këtë festë si festë të dinjitetit dhe krenarisë kombëtare.











