Murali (mozaiku) i Nënë Terezës është vendosur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, por jo në objektin ku fillimisht ishin paraparë të zhvilloheshin punimet.
Mozaiku është vendosur në një objekt tjetër, përballë ndërtesës ku ndodhen Ministria e Ekonomisë dhe ku punimet për vendosjen e tij u pezulluan me urdhër të Prokurorit të Shtetit, deri në një vendim të gjykatës.
Gjatë ditës së sotme, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarë të tjerë komunalë janë përplasur me Policinë e Kosovës lidhur me vendosjen e mozaikut, për të cilin komuna kishte ndarë 15 mijë euro.
Policia kishte njoftuar se punimet në objektin e Ministrisë së Ekonomisë ishin pezulluar me urdhër të Prokurorit të Shtetit.
Në anën tjetër, Rama e kishte cilësuar ndërhyrjen si bllokim politik.











