Zyra e Kryeministit të Kosovës ka marrë edhe 10 vetura me qira. Kontrata në vlerë prej 57 mijë e 600 eurosh, është nënshkruar para katër ditësh, më 20 nëntor, me kompaninë “Mercom Auto”.
Sipas së njëjtës, 10 vetura me qira, Zyrës së Kryeministrit do t’i kushtojnë 4 mijë e 800 euro në muaj, apo mbi 57 mijë euro në vit.

Për më tepër, operatori ekonomik i cili ka fituar kontratën, vizitohej nga Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si përfitues i granteve “për inovacion” nga Ministria e Industrisë.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovë, Albin Kurti bashkë me ministren në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pasditen e sotme vizitoi kompaninë “Mercom”. Gjatë vizitës, ai u njoh nga afër me veprimtarinë e kompanisë, ku u mirëprit nga pronari Arif Elshani, drejtues menaxherial dhe stafi i kësaj kompanie”, thuhej në komunikatën për media të Ministrisë së Industrisë më 16 prill të vitit 2025.

Një tjetër kontratë për marrjen me qira të veturave, nga Zyra e Kryeministrit ishte dhënë në muajin korrik të vitit 2026.
Për dy xhipa të zinj e për kohëzgjatje prej dy vitesh, Zyra e Kryeministrit kishte paguar 58 mijë e 968 euro.
XHIPAT E ZINJ Zyra e Kryeministrit jep tender 60 mijë euro për dy vetura të reja me qiraKontrata është dhënë më 2 korrik 2026 dhe parasheh që dy automjetet të merren me qira për një periudhë prej 36 muajsh.










