Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ermal Sadiku, ka kritikuar deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për qëndrimet e tyre gjatë raportimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE) në komisionin parlamentar.
Sadiku ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes kanë tentuar t'ia faturojnë ZRRE-së problemet që, sipas tij, burojnë nga keqqeverisja e tyre.
Ai ka theksuar se ZRRE-ja është institucion që duhet të jetë i pavarur dhe i paanshëm nga politika.
“Me qenë në pushtet e me u sjellë si opozitë ndaj dështimeve të tua, kjo më as populizëm nuk është. Është tragjikomedi me shtet”, ka shkruar Sadiku.
Ai ka shtuar se Vetëvendosje është në pushtet tash e gati shtatë vjet, por deputetët e saj, sipas tij, po marrin rolin e opozitës.











