Ish-shefi i kabinetit të kryeministrit Albin Kurti, Luan Dalipi, është emëruar sërish në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.

Vendimi për emërimin e tij është miratuar nga Qeveria në mbledhjen e 13-të.

Ky emërim vjen disa muaj pasi ishte raportuar se Dalipi nuk ishte më në krye të kësaj agjencie.

Në nëntor, Gazeta Nacionale kishte raportuar se Dalipi ishte larguar nga pozita e drejtorit ekzekutiv me direktiva të kryeministrit Albin Kurti.

Në atë kohë, as Qeveria dhe as vetë Dalipi nuk kishin dhënë ndonjë sqarim lidhur me largimin e tij, ndërsa arsyet nuk ishin bërë publike.

Tash, me vendimin e ri të Qeverisë, Dalipi rikthehet në pozitën e Drejtorit Ekzekutiv të Agjencisë për Investime dhe Eksporte.

Kujtojmë që Kaltrina Dalipi, familjarja e Luan Dalipit në valën e emërimeve diplomatike, Glauk Konjufca e ka caktuar të shërbejë në Ambasadën e Kosovës në Berlin.